Kushtet e shërbimit
Çfarë merrni,
pa kosto të fshehura.
Si funksionojnë paketat WEBZY: çfarë përfshihet, kur fillon puna, sa ndryshime keni, çfarë ndodh pas vitit të parë dhe kur kthehen paratë.
01Paketat dhe çmimet
WEBZY ofron katër paketa me çmim fiks në euro, të paguara një herë:
- WEBZY Standard — 490€
- WEBZY Standard Biznes — 790€
- WEBZY Standard Pro — 1,290€
- WEBZY Standard Store — 1,790€
Çmimi përfshin punën e përshkruar te paketa përkatëse, si dhe domain .com, hosting, certifikatë SSL, email biznesi dhe backup ditor për vitin e parë. Çdo punë jashtë përshkrimit të paketës ofertohet veçmas dhe me shkrim, para se të fillojë.
02Pagesa
Pagesa bëhet e plotë dhe paraprakisht, me kartelë përmes linkut fiks të PayPal-it për paketën e zgjedhur. Shuma është fikse dhe nuk ndryshon gjatë pagesës. Të dhënat e kartelës i përpunon PayPal; WEBZY nuk i sheh dhe nuk i ruan.
Pas pagesës, na shkruani në email me emrin e paketës dhe të dhënat e biznesit tuaj, që ta nisim projektin.
03Afatet dhe materialet
Standard dhe Standard Biznes janë gati për 7 ditë; Standard Pro dhe Standard Store për 14 ditë. Afati numërohet nga dita kur na i dërgoni të gjitha materialet e nevojshme — logon, tekstet, fotot, produktet dhe të dhënat e kontaktit.
Nëse materialet vijnë pjesë-pjesë ose me vonesë, afati shtyhet për aq. Ju themi qartë se çfarë mungon, që të mos humbni kohë.
04Ndryshimet
Çdo paketë përfshin 3 raunde ndryshimesh falas gjatë punës. Një raund është një listë me ndryshime që na i dërgoni njëherësh; ne i bëjmë të gjitha dhe ju dërgojmë versionin e ri.
Ndryshimet pas raundit të tretë, ose kërkesat që e zgjerojnë projektin përtej paketës (p.sh. faqe shtesë apo funksione të reja), ofertohen veçmas. Çmimin e dini para se të bëhet puna.
05Mirëmbajtja falas
Pas publikimit, çdo paketë ka mirëmbajtje falas: Standard 1 muaj, Standard Biznes 2 muaj, Standard Pro 6 muaj dhe Standard Store 12 muaj.
Mirëmbajtja përfshin rregullimin e gabimeve, përditësimet e sigurisë, kontrollin e backup-it dhe ndryshime të vogla në tekste, foto ose çmime. Nuk përfshin faqe, seksione apo funksione të reja — ato ofertohen veçmas.
06Rinovimi pas vitit të parë
Domain-i, hostingu, SSL-i, email-i i biznesit dhe backup-i ditor përfshihen falas për 12 muajt e parë. Pas kësaj, që faqja të mbetet online, ato rinovohen çdo vit me këto çmime:
- WEBZY Standard — 99€ / vit
- WEBZY Standard Biznes — 149€ / vit
- WEBZY Standard Pro — 199€ / vit
- WEBZY Standard Store — 299€ / vit
Ju njoftojmë me email të paktën 30 ditë para skadimit. Rinovimi nuk tërhiqet automatikisht nga kartela juaj — paguani vetëm nëse vendosni të vazhdoni. Nëse rinovimi nuk paguhet deri në datën e skadimit, faqja dhe email-i mund të çaktivizohen.
07Rimbursimi
Nëse hiqni dorë para se të fillojë puna, ju kthejmë 100% të shumës së paguar. Puna fillon kur ju konfirmojmë me email se kemi nisur projektin.
Pasi puna të ketë filluar, pagesa nuk kthehet, sepse koha dhe shërbimet (domain, hosting) janë rezervuar tashmë për projektin tuaj. Rimbursimi kthehet në të njëjtën mënyrë pagese, përmes PayPal-it.
08Përmbajtja e klientit
Ju jeni përgjegjës që logot, tekstet, fotot dhe produktet që na dërgoni janë tuajat ose keni të drejtë t’i përdorni, dhe që janë në përputhje me ligjin. WEBZY nuk publikon përmbajtje të paligjshme apo mashtruese.
Të dhënat që na jepni trajtohen sipas informacionit për privatësinë.
09Ndryshimet e kushteve
Këto kushte mund të përditësohen. Data në krye tregon versionin e fundit. Për një projekt të paguar vlejnë kushtet që ishin në fuqi në ditën e pagesës.
10Kontakti
Për çdo pyetje rreth paketave, pagesës, rinovimit apo rimbursimit, shkruani në webzysite@hotmail.com.